Shpërthim në Zveçan, policia jep detaje

Prishtinë | 29 Sht 2024 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim ka ndodhur rreth mesnatës në Zveçan, në afërsi të një pompe të benzinës.

Për Ekonomia Online, e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Elshani ka thënë se menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi policor, po ashtu ai theksoi se nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi.

“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se çka e ka shkaktuar këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Të ngjashme