Shpërthime në një pompë benzine në Rumani, një i vdekur e afro 50 të plagosur

Prishtinë | 27 Gus 2023 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur e afro 50 janë lënduar pas dy shpërthimeve që ndodhën në një pomë të benzinës në Bukuresht të shtunën mbrëma, raporton BBC.

Në mesin e të lënduarve janë 26 zjarrfikës, që kishin shkuar për ta fikur zjarrin pas shpërthimit të parë.

Autoritetet rumune kanë thënë se të paktën tetë të lënduar kanë marrë djegie të shkallës së rëndë. Katër prej tyre planifikohet t’i dërgojnë në spitale jashtë vendit.

Njerëzit në një zonë deri 700 metra nga vendi i shpërthimit janë evakuuar.

“Zona është ende e rrezikshme, ka rrezik për shpërthime tjera”, ka thënë Raed Arafat, kreu i Departamentit të Emergjencave në Rumani.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, e ka përshkruar shpërthimin si “tragjedi”.

Ai ka bërë thirrje për hetim.

Të ngjashme