Në mediat kineze po dominojnë lajmet për një shpërthim të ri të COVID-19, duke ngritur shqetësime te specialistët e sëmundjeve të frymëmarrjes.
Më shumë se 300 raste janë zbuluar brenda një periudhe 10 ditore, përderisa qeveria ka vendosur kufizime të reja udhëtimi dhe po teston miliona banorë.
Ndërkaq, ende nuk është i qartë numri i popullatës së vaksinuar megjithëse autoritetet kanë thënë se më shumë se 1.6 miliardë doza janë administruar deri më tani, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Gjithsej 15 provinca deri më tani kanë konfirmuar raste të reja derisa më shumë se një milionë njerëzve u është thënë të mos largohen nga shtëpia për tre ditë teksa po organizohet testimi masiv dhe vaksinimi.
Përhapja është më e madhja në Kinë prej muajsh, kurse vendi ishte kryesisht i suksesshëm në kontrollin e virusit brenda kufijve të tij vitin e kaluar.