Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos është më e keqja në histori që ndonjëherë ka goditur ndonjë vend që nga viti 1976 kur u zbulua sëmundja.
Zyrtarët e shëndetësisë në Afrikë thonë se kurrë nuk kanë parë një shpërthim kaq të ashpër. Shifrat tregojnë se kjo e tanishmja ka infektuar të paktën 319 njerëz dhe ka vrarë 198.
Dhe, në mënyrë të pazakontë, fëmijët janë duke u prekur rënd.
“Asnjë epidemi në botë nuk ka qenë aq komplekse sa ajo që aktualisht po përjetojmë”, tha Ilunga Kalenga, ministri i shëndetësisë.