Shpërthimi i fuqishëm në Guinea Ekuatoriale, të paktën 15 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh në Guinea Ekuatoriale.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rreth 500 njerëz u plagosën pas shpërthimeve, të cilat ndodhën të dielën pranë kazermave ushtarake në qytetin Bata.

Shpërthimet u shkaktuan si rrjedhojë e “neglizhencës” në lidhje me ruajtjen e dinamitit në kazerma.

Imazhet e shpërndara gjerësisht në mediet sociale treguan sasi të mëdha tymi dhe dëme të përhapura.

Në anën tjetër televizioni shtetëror tregonte njerëz që kërkonin të mbijetuar në rrënoja si dhe ngrinin mbeturina nga ndërtesat e shembura.

Lidhur me këtë rast, presidenti i vendit Teodoro Obiang Nguema, tha në një deklaratë se ndikimi i shpërthimit “shkaktoi dëme në pothuajse të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat në Bata”, duke bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. 

https://www.youtube.com/watch?v=6wI3t5DZPmI
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme