Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, mes të plagosurve edhe deputeti i PS-së

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim i fuqishëm në një biznes në Lushnjë i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur 4 të tjerë.

Mes të plagosurve është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Çela mësohet se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë në rrezik për jetën.

Ndërsa viktimë e shpërthimit ka mbetur shtetasi Roland Hoxha. Po ashtu bëhet e ditur se edhe të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur teksa po kryeheshin punime për ngritjen e një kapanoni.

Dyshohet se punonjësit kanë prekur linjën e tensionit të lartë e për pasojë ka ndodhur dhe shpërthimi.

Të ngjashme