Shpërthimi masiv në kampin e refugjatëve në Gaza, raportohet për shumë viktima

Prishtinë | 31 Tet 2023 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim i madh në një kamp refugjatësh në Rripin verior të Gazës ka shkaktuar shumë viktima, sipas autoriteteve atje.

Autoritetet e kontrolluara nga Hamasi fajësuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për shpërthimin. IDF nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje të CNN në lidhje me shpërthimin, transmeton Klan Kosova.

Ministria e Brendshme në Gaza raportoi se “20 shtëpi u shkatërruan plotësisht nga bombardimet izraelite që synonin një lagje banimi në Jabalia”, një kamp refugjatësh me popullsi të dendur.

Drejtori i spitalit indonezian të Gazës, Atef al-Kahlout, tha për CNN se “qindra” njerëz të vdekur dhe të plagosur u dërguan në spital. “Shumë janë ende nën rrënoja,” shtoi ai.

“Ajo që shihni është një skenë që askush nuk mund ta imagjinojë: të plagosur, trupa të djegur me qindra”, tha Dr. Mohammad alRann i spitalit indonezian, një nga më të mëdhenjtë në Gaza, i cili pranoi shumë nga viktimat nga sulmi. “Pacientët dhe të plagosurit janë në dysheme, shtretër, korridore dhe ambientet e pritjes”.

Të ngjashme