Shpërthimi në fabrikën e municioneve në ShBA: Disa të vdekur, 19 të zhdukur

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Disa njerëz kanë vdekur dhe 19 janë ende të zhdukur pas shpërthimit masiv në një fabrikë të mjeteve shpërthyese ushtarake në Tennessee të Shteteve të Bashkuara.

Në pamje të incizuara nga ajri shihen pasojat e gjera nga shpërthimi në distriktin Hickman. Disa automjete shihen të shkatërruara dhe një ende duke u djegur.

Zyra e kryetarit të qytetit i tha agjencisë së lajmeve AFP se nuk mund të konfirmonte menjëherë ndonjë viktimë ose shkaktarin e shpërthimit.

Megjithatë, komandanti i policisë lokale, Chris Davis, raportoi “disa” fatalitete dhe shtoi se disa njerëz ishin të zhdukur në “shpërthimin shumë shkatërrues” që përfshiu një ndërtesë të tërë. Ai tha se 19 njerëz janë të zhdukur.

Ai shtoi se autoritetet e kishin siguruar zonën, por paralajmëroi për mundësinë për shpërthime të tjera më të vogla në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme