Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani gjatë vizitës në QKUK ku po trajtohen të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, tha se kjo situatë tregon që shëndetësia në Kosovë ka nevojë për investime afatgjate, raporton Ekonomia Online.
Tutje, Osmani ka falënderuar mjekët për punën e tyre.
Mes tjerash, ajo tha se Kosova duhet të ketë Spital të Djegies, pasi është vetmja në rajon që ka mungesë të kësaj qendre. Ndërsa, kërkoi që të ketë kontrolle ndaj bombolave të gazit.
Drejtor i Klinikës, Zejn Buja tha se nga pesëmbëdhjetë pacientë që janë sjell në QKUK, shtatë prej tyre janë me djegie të mëdha.