Shpërthimin e mbrëmshëm ku janë plagosur 12 persona në qytetin gjerman, Ansbach, po ua sjellim me fotografi.
Një azilkërkues sirian e ka hedhur veten në erë dhe ka plagosur 12 persona tjerë prej të cilëve tre janë në gjendje kritike, afër një festivali muzikor që po mbahej në Ansbach.
27 vjeçari e kishte shpërthyer qëllimisht bombën të cilën po e mbante në një çantë shpine, në afërsi të një kafeneje në qendrën e qytetit, mbrëmjen e së dielës.
Rreth 2,500 njerëz janë evakuuar nga vendndodhja e festivalit, ku ishte munduar të hynte sulmuesi, i cili gjendej në Gjermani për më shumë se një vit.