Shpërthimi në Ibër-Lepenc mund të ndalë “Kosovën B” dhe “Termokosin”

Prishtinë | 29 Nën 2024 | 23:06 | Nga Ekonomia Online

Lorik Haxhiu, ekspert i energjisë, ka thënë se nga shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, që ngjau sonte në Zubin Potok, dëme mund të ketë edhe kompania e ngrohjes në kryeqytet “Termokos”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë Mitrovica, Vushtrria dhe disa pjesë të Prishtinës.

“Mobilizim urgjent i krejt strukturave! Nëse nuk sanohet gjendja shpejt, në skenarin më të keq ka me u ndalë TCB (Termocentrali Kosova B, shën.red)), si pasojë vjen ndërprerja e furnizimit nga ‘Termokosi’, dhe furnizimi me ujë në Mitrovicë, Vushtrri dhe për pjesë të Prishtinës”.

“Gjithashtu, mobilizim urgjent për monitorim të gjitha pikave të rrjetit të transmisionit”, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme