Një person me një pajisje artizanale shpërthyese në trupin e tij, shkaktoi panik në një nga zonat më të populluara të trafikut ndërqytetas të Nju Jorkut, pas shpërthimit në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke plagosur veten dhe 3 të tjerë.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio e quajti këtë si një përpjekje e dështuar për sulm terrorist.
I dyshuari i incidentit të ndodhur në terminalin e autobusëve “Port Authority”, vetëm pak blloqe larg “Times Square”, është identifikuar si Akayed Ullah nga komisioneri i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut. Ai ka plagë djegieje dhe çjerrjeje me 3 persona të tjerë, përfshi një oficer policie që është plagosur lehtë.
Arma në fjalë shpërthyese ishte një bombë në formë tubi që ishte fiksuar në rripin e mesit të të dyshuarit, njoftoi policia. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, teksa foli në një konferencë për shtyp pranë vendngjarjes, e përshkroi pajisjen “të një niveli amatoresk”.
Bill de Blasio tha gjatë së njëjtës konferencë se, incidenti i ndodhur në orët e pikut të lëvizjes ishte një “përpjekje e dështuar për sulm terrorist”.
“Si njujorkezë, jetët tona janë të lidhura pashmangshmërisht me metrotë. Por kur dëgjojmë për një sulm në sistemin tonë, atëherë është jashtëzakonisht shqetësuese”, tha De Blasio.