Shpëtohen 100 nëna dhe fëmijë të rrëmbyer në Nigeri

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet në Nigerinë veri-perëndimore thonë se kanë liruar 100 gra dhe fëmijë – kryesisht nëna që ushqejnë foshnjat, të cilat u kapën nga banditët.

Grupi u rrëmbye me 8 qershor në shtetin Zamfara. Katër persona u vranë gjatë incidentit.

Qeveria e shtetit Zamfara tha se ata u lanë të lirë pa u paguar asnjë shpërblim, por nuk dha detaje të tjera. Grupit do t’u jepen tani kontrolle mjekësore dhe do të informohen para se të kthehen në shtëpitë e tyre.

Një numër i madh rrëmbimesh ka ndodhur në rajon gjatë muajve të fundit. Që nga dhjetori i vitit 2020, më shumë se 1.000 njerëz janë rrëmbyer. Shumica janë liruar më vonë, raportohet se janë paguar shpërblime, por disa janë vrarë.

Të ngjashme