Rojet bregdetare të Libisë kanë shpëtuar 71 migrantë, të cilët po udhëtonin me një anije, pranë brigjeve libiane.
Mjeti i lundrimit u kap në afërsi të brigjeve të qytetit al-Khoms. Migrantët, nga Sudani, Egjipti, territoret palestineze, Siria dhe Pakistani, u dërguan nga autoritetet në qytetin al-Khoms ku kanë marrë asistencë shëndetësore dhe humanitare, transmeton Balkanweb.
Ky fakt është bërë i ditur dhe nga Organizata Ndërkombëtare për Migrantë, përmes një postimi në Twitter.
Libia viteve të fundit është bërë rrugë tranziti për migrantët – shumica nga Afrika – që duan të arrijnë përmes detit në Evropë.