Katër persona rrezikuan mbytjen pasi mjeti i tyre lundrues pedalin pësoi defekt në Ksamil. Në ndihmë të tyre shkoi policia kufitare, e cila bëri të mundur nxjerrjen e tyre në breg të detit.
Policia bën me dije se ata janë A.V 27 vjeç, M.F 29 vjeç, A.S 29 vjeç të tre banues në Itali dhe 27-vjeçari nga Puka me iniciale E.Gj.
Të katërt janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia i këshillon të gjithë pushuesit të jenë më të vëmendshëm e më të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së tyre për mjetet lundruese me të cilat dalin në terren ujor.