Një qen është shpëtuar nga lumi i Detroit pasi kishte ngecur në akull për katër ditë.
Pasi u quajt Alfonso, qeni është adoptuar nga Jude Mead, një punëtor në J&J Marine, një kompani detare ndërtimi në Windsor, Ontario, i cili ndihmoi në marrjen e qenit nga të ftohtit në shkurt.
Strehimorja e kafshëve të premten ka thënë se shumë kanë shprehur interesim për ta adoptuar qenin, por pas shumë aplikacioneve, ai që e ka shpëtuar qenin ishte personi i duhur që duhej ta merrte.
“Sot qeni është vënë në duart e personit që e ka shpëtuar atë. Ai që kaloi gjithë ato vështirësi, tashmë do të jetojë i lumtur përgjithmonë me pronarin e tij”, ka thënë strehimorja.