Dy kosovarë që jetojnë në Suedi, janë vlerësuar për një gjest human, pasi e kanë shpërtuar nga lumi një të ri i cili kishte rënë aty në gjendje të dehur.
Xhelal Mulaj tregoi për emisionin Kosova Today në Klan Kosova se ai së bashku me kolegun e tij Aziz Berisha ishin duke u kthyer në shtëpi rreth orës 03:00 të natës, pasi e kishin përfunduar orarin e punës.
“Kemi qenë duke punuar në klub nate në qytetin e Värnamos. Ka pasur shumë të rinj në atë diskotekë që ne punuam. Rreth orës 3:00 e kemi kryer orarin e punës dhe duke shkuar për në shtëpi me kolegun tim Azizin e kemi parë këtë djalin e ri”.
“Rreth 100 metra para se të shkonim te ai, e pamë që ishte shumë i dehur, nuk mund të ecte, nuk ka pasur njerëz në qytet në atë kohë, ishte vetëm ai dhe e pamë që diçka nuk ishte në rregull me të dhe vazhduam ta përcillnim se çka po bëhet me të”.
“Në ato momente ashtu si ishte mezi duke ecur, vetëm e kam parë që ka devijuar nga rruga dhe e ka marrë drejtimin drejt lumit. Ka rënë në lumë sepse ka menduar që rruga është aty”.