Druri bëhet transparent, falë një procedure të veçantë kimike, e paraqitur në konventën e Shoqërisë Amerikane të Kimisë, që po zhvillohet në Florida.
Druri që mund të tejçohet nga drita mund të bëhet një material ndërtimor i aftë për ruajtjen dhe lirimin e nxehtësisë, duke favorizuar kursimet e energjisë, transmeton ATSH shkrimin e ANSA-s.
Materiali ekologjikisht i qëndrueshëm, i bërë nga kimistët suedezë të Institutit Mbretëror të Teknologjisë në Stokholm, është biodegradueshme.
Sipas Celine Montanari, studiuese suedeze e cila paraqiti drurin transparent në konferencën amerikane, “ai është një izolues i shkëlqyer termik në krahasim me qelqin dhe plastikën dhe mund të përdoret gjerësisht në ndërtesat bio”.
Trajtuar me një përbërës të veçantë që mund të lidhet mirë me qelizat e bimëve, drita transparente mund të ndihmojë në ruajtjen e një temperature konstante brenda një shtëpie.
“Në ditët me diell mund të thithë nxehtësinë dhe natën ngroh ndërtesën”, theksoi Montanari.