Mali i Shpiragut është “zgjuar” “i pushtuar” nga flakët.
Këtë të premte kanë shkuar për ndihmë edhe zjarrfikëset e Dimalit, ndërsa pritet ndihma repartit Poshnjes dhe helikopter nga ajri.
Zjarri ka shkrumbuar shkurre pisha por edhe dru të kulturës së ullirit. Kujtojmë se zjarri është në Shpirag, aty ku ka nisur puna për nxjerrjen e naftës me cilësi të lartë, sipas kryeministrit Edi Rama. Nuk dihet nëse zjarri rrezikon punën e tyre.