Shpjegon OBSh: Kjo është arsyeja e rritjes së rasteve me Coronavirus

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Numrat e rasteve të reja me Coronavirus, po shtohen çdo ditë në të gjithë botën. Argjentina ka tejkaluar një milionë raste ndërsa në Evropë situata është alarmante.

OBSh tha së fundmi se në gjysmën e vendeve në Evropë që janë pjesë e agjencisë së Kombeve të Bashkuara, rastet me Covid-19 u rritën me 50%.

Michael Ryan, nga OBSh, u shpreh se arsyeja kryesore për këtë rritje të menjëhershme, nuk është vjeshta, temperaturat e ulëta apo sezoni i gripit.

Ai u shpreh, që një nga arsyet kryesore, që ka çuar në rritjen e rasteve me Covid, është karantina. Shumë njerëz që kanë rënë në kontakt me persona të infektuar me Sars-Cov-2, nuk kanë respektuar karantinën. Sipas tij, ata nuk kanë qëndruar të izoluar siç rekomandohet, duke u bërë kështu burim infeksioni për të tjerët.

“Kjo nuk ndodhi kudo dhe në një mënyrë sistematike, por unë jam i bindur se është arsyeja kryesore pse po shohim një numër kaq të lartë të infektuarish”, tha Ryan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme