Shprehjet qё mbajnë larg ankthin duhet t’i mёsosh patjetёr

Prishtinë | 01 Nën 2024 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Sipas një programi neuroglosik, (NLP), ka disa fjalë dhe shprehje të cilat ndikojnë në ndjesitëë dhe sjelljen e njerëzve. Nga ato që ta bëjnë ditën më të bukur, mjafton vetëm t’i thuash, por edhe t’i besosh vërtet.

Cilat janë?

“Sot ishte një ditë e mirë”

Thuaje sa më shpesh dhe mbaj vetëm gjërat pozitive të ditës në fund të saj.

“Kuptoj”

Më e rëndësishme se të kesh gjithmonë të drejtë, është të jesh edhe i vetëdijshëm.

“Të dua”

Të gjithë duan ta thonë dhe të gjithë duan ta dëgjojnë.

“Kam besim tek ti”

Të gjithë kanë nevojë për një mbështetje në këtë botë.

“Mund t’ia dal edhe këtë herë”

Sapo ta thuash, ke bërë gjysmën e rrugës për t’ia dalë.

“Bëra aq sa kisha mundësi”

është mirë të ndihesh mirë me veten, dhe për ato që bën.

“Urime!”

Nëse e thua pa pikën e xhelozisë, do e vlerësosh veten më shumë.

“Më fal”

është shumë lehtësuese kur e thua dhe e beson.

“Kam marrë një vendim”

Përgjegjësia që mban kjo frazë bën çdo veprim nga shumë të vështirë, në diçka që zgjidhet.

“Nuk kam mbaruar”

Vetëm ti mund të vendosësh se kur do të mbyllësh një kapitull të jetës sate.

“Mjafton!”

Duhet të dish të vendosësh edhe kufij.

“Shiko sa e bukur është”

Sa më shumë të vësh re bukurinë e atyre që të rrethojnë, aq më i lumtur do të ndihesh.

“Je fantastik”

Lëre veten të ndjejë krenari për të tjerët.

“Unë besoj”

Edhe nëse bëhet fjalë për Zotin, ose për një ide të thjeshtë, duhet të tregosh besim.

“Nuk e di si bëhet kjo”

Më mirë të pranosh që nuk di dhe të mësosh, sesa të bësh si i ditur.

“Faleminderit që më ndihmove për të realizuar këtë”

Sepse askush nuk mund të bëjë gjithçka i vetëm.

Por, si mund ta kontrollosh ankthin? Çfarë duhet të shmangësh?

Mos e kritiko veten për çdo gjë që ndodh.

Mos u ndjej keq nëse nuk ia del dot në diçka për të cilën ke dhënë fjalën.

Mos ki pritshmëri të tepruara nga vetja dhe nga të tjerët.

Mos u shpreh negativisht, për asnjë.

Të ngjashme