“Shpresa jonë”, ekspozita që përmes fotografive sjell kujtime të 18 viteve të fundit

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 12:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është hapur ekspozita “Shpresa Jonë” kushtuar Ditës së Çlirimit të Prishtinës dhe hyrjes së KFOR-it në Kosovë.

Organizatori Burim Krasniqi tha se kjo ekspozitë po i kushtohet Ditës së Çlirimit të Prishtinës dhe do të jetë e hapur gjatë ditës së sotme nga ora 12 deri në 18 dhe se ai shpreson se qytetarët do të ndahen të kënaqur me pamjet e këtyre fotografive që sjellin shumë kujtime.

“Sot është një ekspozitë kushtuar Ditës së Çlirimit të Prishtinës. Janë në pyetje 18 vite kujtime, 19 vite jetë, shpëtim, liri dhe prandaj ekspozita titullohet “Shpresa Jonë” dhe kemi dashur të bëjmë një ekspozitë për të kujtuar kohën para 19 viteve, sidomos për gjeneratat e reja, pasi që ata nuk kanë qenë dhe nuk kanë arritur në këtë kohë dhe tani besoj që përmes këtyre fotografive do të shohin këtë ngjarje nostalgji se ku kanë qenë në atë kohë”, tha Krasniqi.

Krasniqi shtoi se edhe në vitet tjera pret ta përsërisë këtë ekspozitë dhe shpreson që të bëhet më tradicionale, raporton Ekonomia Online.

“Nga kjo ekspozitë pres që qytetarët të ndahen të kënqaur prej saj dhe me u ndje dhe me pasë kujtime të shumta permes fotografive dhe ky është qëllimi kryesor”, shtoi Krasniqi.

“Fotografitë shumica kanë qenë të papërdorura fare por kam marrë edhe huazime të fotografive të cilat kanë qenë në bashkëpunim me mediat dhe misionet e huaja si OSBE e misionet tjera të huaja”, tha Krasniqi.

Drejtor ekzekutiv i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Bekim Brestovci, tha se ky union e ka mbështetur moralisht dhe materialisht këtë iniciativë për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës dhe se do të vazhdojnë edhe më tej si diasporë të japin kontributin e tyre për Kosovën, raporton EO.

“Mendoj që është një iniciativë shumë e qëlluar dhe ne gjithnjë duhet të jemi falënderues për të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit, duke filluar nga të gjithë veprimtarëve që kanë qenë edhe para luftës aktivë në këtë çështje dhe sidomos pastaj forcat tona të UÇK-së, por njëkohësisht duhet të jemi falënderues edhe forcave të NATO-s dhe gjitha forcave tjera që kanë qenë përkrahës dhe të involvuar drejtpërdrejt në sjelljen e lirisë së Kosovës. Ka qenë iniciativë që ne e kemi mbështetë edhe moralisht, edhe materialisht”, tha Brestovci.

 

Të ngjashme