Shkencëtarët kanë zhvilluar një teknologji jashtëzakonisht premtuese, e cila një ditë mund të ndihmojë njerëzit e verbër të shohin dritën.
Miliona njerëz në të gjithë botën nuk janë në gjendje të shohin asgjë.
Edhe pse kjo shpesh është për shkak të dëmtimeve në retinë, vetëm disa qindra kualifikohen për implantet në retinë.
Retina është në pjesën e prapme të syrit dhe mbledh imazhe të nervit optik pastaj i shndërron në impulse. Këto dërgohen në tru, ku formohet një fotografi.
Studiuesit nga Zvicra dhe Italia dërguan një rrymë elektrike direkt në nervin optik të lepujve përmes një elektrode të quajtur OpticSELINE.
Kjo stimuloi korteksin vizual të kafshëve, rajonin e trurit ku përpunohen informacionet nga retina.
Është e paqartë nëse kjo do t’i mundësonte një personi të verbër të shihte, por dëshmon “potencialin” e teknologjisë, pretendojnë studiuesit.