Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se paralajmërimet e kryeparlametarit Glauk Konjufca për përgatitje të sulmeve të Serbisë ndaj Kosovës, janë të vërteta por që e sheh shumë më të përgatitur Kosovën se një vit më parë, raporton Ekonomia Online.
Për Ekonomia Online, Shala ka thënë se autoritet kosovare kanë informacione për ripërsëritjes të sulmit të 24 shtatorit, pasi mekanizimi i sigurisë së Kosovës ka një bashkëpunim me atë ndërkombëtar. Shala ka thënë se sulmi i mundshëm i radhës mund të ndërlidhet me njëvjetorin e atij të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.
“Kryekuvendari është një rrjedh të informacioneve të institucioneve të Sigurisë së Kosovës, dhe që janë duke u përgatitur grupe të caktuar në territorin e Serbisë pa dyshim në bazë të deklarimeve që ka dhënë qëndron fakti dhe argumenti që mekanizimi i sigurisë i Kosovës ka një bashkëpunim me mekanizmin ndërkombëtar të sigurisë dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, e mundëson që ne të përgatitemi për çfarë do skenari të mundshëm që mund të ballafaqohemi. Ne e kemi potencuar faktin që shtatori është njëvjetori i sulmit të Banjskës. Pikërisht ndoshta përgatitjet e këtyre formacioneve të mundshme paraushtarake kriminale, në Beograd të udhëhequr nga Radojiçiqi dhe të tjetër pa dyshim që e kanë si target dhe synim që në njëvjetorin e sulmit në Banjsk të rikthehet me ndonjë aksion të mundshëm, sa i përket të integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka thënë Shala, teksa mohon sulm të ngjashëm sikur ai i 24 shtatorit në Banjskë.
“Ne tani në bazë të informacioneve të këtij informata ne i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet adekuate dhe nuk shoh ndonjë cenim të lëndueshëm sikurse që ka qenë në Banjskë. Në rast se faktori ndërkombëtar do të bëjë presion në këtë periudhën korrik-gusht në drejtim të Beogradit, që Rajodoqi që sillet para organeve të drejtësisë dhe atëherë me çdo kushte ne mund të garantojmë që ne nuk do të kemi ndonjë eskalim, që nuk mund të prek dhe afektojë sigurinë rajonale të Ballkanit Perëndimorë”, u shpreh ai.
“Sa i përket çështjes së procesit hetimor Policia e Kosovë, dhe e gjithë ngjarja që ka ndodhur, involvimi i dy shteteve dhe situata politike ndërkombëtare e mos të qenurit anëtare e Kosovës në Interpol dhe mekanizmave të tjerë ia pamundëson shumë procese që të jetë e varur nga çështjes së faktorëve ndërkombëtarë që interferojnë proceset politike të Brukselit. Pra kompleksiteti dhe dimensionalizimi i këtij problemi do të jetë shumë e vështirë që në këtë periudhë që të bëjmë ndonjë veprim adekuat apo ndonjë arrestime të caktuar në drejtim të personave dhe individëve që ishin pjesë përbërëse të sulmit. Ne kemi marrë disa veprime konkrete me disa arrestime që kanë marrë pjesë në këtë sulm”, shtoi ai.
Po ashtu, ai foli edhe për mundësinë e ripërtëritjes së sulmit terrorist.
“Se a mund të ketë ripërsëritje të sulmit në Banjsk, pa dyshim kjo mbetet për tu parë nga konturat politike, por që mund të kemi një skenar të ndryshëm, por çdo skenar që tashmë gjendet në tavolinën e institucioneve të Republikës së Kosovës, janë mbi 20 skenar të ndryshme. Pa dyshim që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë dhe plane të caktuara konkrete për të parandaluar sadopak veprime të grupeve kriminale dhe strukturave shtetërore të Serbisë”, u shpreh ai.
Sipas tij, siguria në Kosovë është e garantuar në çdo cep të territorit të Kosovës por që nuk mohon sulme nga Serbia.
“Siguria në Kosovë është e garantuar është në çdo cep të territorit të Kosovës, kemi bashkëpunëtor dhe kemi rrjedhe të informacioneve brenda komitetit në mënyrë periodike dhe sistematike. Kjo e dëshmon faktin që e kanë pranuar sigurinë e Kosovës në atë pjesë. Mund të kemi situata që mund të cenojnë sigurinë sepse ne kemi një shtet përballë që ka shpreh haptazi krijimin e botës serbe. Mund të kemi veprime të caktuara në forma të ndryshme”, përfundoi ai.