Për të nëntën herë me radhë Akademia Tempulli, Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS dhe Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, kanë organizuar konferencën ndërkombëtare me qëllim të provimit të sigurisë rrugore dhe uljes së aksidenteve në trafik, raporton Ekonomia Online.
Përveç institucioneve vendore nga niveli qendror dhe lokal, pjesëmarrës ishin nga Policia e Kosovës, ekspertë të fushës, hulumtues të rinj, profesor dhe studentë. Nga institucionet ndërkombëtare do të marrin pjesë IRU Academy me seli në Gjenevë, Zvicër, Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit ECTS, me seli në Bruksel, Belgjikë, Federata Ndërkombëtare e Rrugëve IRF, me seli në Gjenevë, Zvicër, Programi Ndërkombëtar për vlerësim të rrugëve iRAP, me seli në Bruksel, Belgjikë, profesor nga Universitetet publike të shkencave teknike nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia
Drejtori i Kolegjit “Tempulli”, Muhamed Krasniqi, tha se faktori njeri dhe automjet janë dy shkaqet që shkaktojnë aksidente.
“Konferenca fillesat i ka në vitin 2014, kjo konference është vendosur në qendër të ngjarjeve më të rëndësishme. Siguria rrugore është sfidë në krejt globin. Siguria rrugorë është e njëjtë për nga gjeografia dhe siguria. Konferenca do të ketë dy panele” tha ai.
Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatqiu, tha se komuna e Prishtinës ka punuar shumë për sigurinë rrugore, duke thënë se këtë vit kryeqyteti ka rritur buxhetin për të shtuar sigurinë rrugore.
“Siguria rrugore është një çështje kyçe ku të gjithë jemi të rrezikuar, për ne si kryeqytet është e rëndësishme që të sigurojmë këtë gjë. Në Prishtinë kemi punuar shumë për të zvogëluar numrin e aksidenteve dhe sipas raportit të rasteve të vdekjeve, Kosova në Ballkan ka numrin më të vogël të vdekjeve nga aksidentet. Duke siguruar që rrugët tona janë të sigurta për fëmijët në kemi bërë plane që rreth shkollave të këtë siguri për fëmijët. Së fundi jam e lumtur se ne si siguri lokale e kemi rritur buxhetin lokal për sigurinë rrugore. Jemi shumë ta pasionuar që të zhvillojmë një strategji të sigurisë rrugore” tha ajo.
Ndërsa Albert Kolgeci nga Komuniteti i Transportit në EU, tha se statistikat tregojnë se numri i aksidenteve është duke u rritur.
Ai tha se për të ulur numrin e aksidenteve Qeveria duhet që të rrit buxhetin që të shtojë sigurinë në rrugë.
“Ne kemi ndihmuar jo vetëm Kosovën por gjithë rajoni që të ulet numri i aksidenteve. Nëse shohim shifrat aksidente janë duke u rritur, hera e vetme kur aksidente janë ulur është në kohën e pandemisë, dhe do t’i ktheja ato protokolle sigurisht pa virusin. Nëse nuk e kam gabim 1.5 milion njerëz humbin jetën në aksidente. Ju mund të shkoni tek politikanë tuaj dhe kërkoni që të rritet buxheti kjo do t’ju shpëtoj jetën. Çështja negative është se ne si njerëz kemi tendencë që ti harrojmë këto jeta të humbura. Jam i lumtur qe jemi këtu në këtë konferencë të nëntë. Nëse e shihni në rajon Kosovë nuk është më së miri, por nuk është e fundit. A mund të bëjmë më shumë po këtë mund të bëjmë duke rritur buxhetin”, tha ai.