Shpërthimi i fruthit në Angli nuk tregon shenja të ngadalësimit, pasi rastet kanë arritur shifrën në më shumë se një e treta.
Këto shifra zyrtare vijnë nga Shëndeti Publik i Anglisë derisa sot konfirmohet se 587 njerëz janë prekur nga infeksioni vdekjeprurës tashmë këtë vit – me një shtesë 147 të regjistruar në tre javët e fundit, njofton Klan Kosova.
Shifrat vijnë pasi zyrtarët e shëndetësisë kanë kërkuar vazhdimisht prindërit që të sigurojnë që fëmijët e tyre janë të azhurnuar me vaksinën MMR.
Udhëtimi në Europë është fajësuar për shpërthimin e vazhdueshëm të fruthit, që vitin e kaluar u mendua të ishte eliminuar në Britani të Madhe.
Franca, Gjermania, Greqia, Italia dhe Rumania janë duke luftuar të gjitha shpërthimet e infeksionit, të cilat mund të jenë fatale në një në 15 raste.