Shqipe Mehmeti Selimi për protestën: Nuk isha e vetmja familjare e personave në Hagë që mungova

Prishtinë | 09 Gus 2025 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar pas raportimeve për mungesën e saj në protestën kundër Gjykatës Speciale, organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo theksoi se protesta duhet të nisë nga vendimi i Kuvendit për themelimin e Speciales, ku 82 deputetë votuan pro, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe partitë e komuniteteve pakicë.

Selimi shtoi se nuk ishte familjarja e vetme që mungoi në protestë, por emri i saj u veçua për të sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo theksoi se padrejtësitë në Hagë janë pasojë e atij vendimi politik.

Të ngjashme