Shqipëri: 225 mijë euro të sekuestruara brenda një jave në kufi, nën hetim dy persona

Prishtinë | 28 Gus 2022 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Në Muriqan dhe Kakavije janë sekuestruar 225 mijë euro brenda një jave.

Dy qytetarë janë nën hetim për këtë çështje, në kuadër të kontrolleve dhe menaxhimit të fluksit të shtuar në pikat e kalimit kufitar.

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar në total 21 operacione policore, raporton Euronews.al, përcjell Klankosova.tv

Po gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 518 persona, nga këta: 132 janë arrestuar, 354 janë proceduar penalisht dhe 32 janë shpallur në kërkim, raporton policia.

Të ngjashme