Katër pacientë të shtruar në spitalin Covid2 në Tiranë, kanë ndërruar jetë këtë të diele.
Lajmin e përcjell Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se në total të shtruar në dy spitalet Covid janë të shtruar 112 pacientë, mes tyre 19 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese.”-thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 504 testime, 126 raste kanë rezultuar Covid pozitiv në 24 orët e fundit.