Shqipëri: Deputetët mbajnë një minutë heshtje për ish-presidentin Nishani

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Shqipërisë nderuar sot me një minutë heshtje ish-presidentin Bujar Nishani, presidentin e shtatë të Republikës.

Nishani ndërroi jetë mesditën e së shtunës në një spital në Gjermani, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikimeve nga COVID-19.

Prej më shumë se një muaj, ish-presidenti u transferua nga spitali Shefqet Ndroqi në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ish-presidenti ra në gjendje kome, fatkeqësisht një gjendje shëndetësore e pakthyeshme për ish-presidentin.

Të ngjashme