Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka raportuar sot një rritje të lehtë të rasteve të reja ditore të infektimeve me coronavirus në krahasim me një ditë më parë, ndërsa numri i humbjeve të jetës ka ngelur i pandryshuar në 2.
Megjithatë, ministria ka bërë të ditur se situata e pandemisë në vend vijon të jetë e qëndrueshme.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1,357 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me coronavirus 110 qytetarë, sipas të dhënave të ministrisë.
Për krahasim, një ditë më parë janë kryer 1,289 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me corona