Nga Kryeministria, protestuesit kanë shkruar sërish drejt ministrisë se Punëve të Brendshme e më pas në sheshin “Skënderbej”. Ata po hedhin gurë në drejtim të institucioneve përreth.
Protestuesit tashmë po sulmojnë godinën e Bashkisë së Tiranës. Xhamat e një prej dritareve është thyer me gurë. Po ashtu, mësohet se policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës në drejtim të turmës.
Më pas protestuesit bënë thirrje për t’u drejtuar për te drejtoria e policisë së Tiranës. “Hajdeni thyejmë drejtorinë e policisë së Tiranës” dëgjohen thirrjet e tyre.