Shqipëri: Rritja e infektimeve po shtyn qytetarët që të vaksinohen

| 02 Sht 2021 | 17:39 | Nga

Në muajin e dytë të hapur për vaksinimin kundër COVID-19 në Shqipëri interesi i qytetarëve për t’u imunizuar ka pësuar një rritje të lehtë.

Për shefen e Shërbimit të Kujdesit Parësor në Tiranë, Ariela Malaj, rritja e ndjeshme e rasteve të reja të infektimeve ka qenë njëri ndër faktorët që ka ndikuar.

Ajo e ka vlerësuar edhe interesimin e të rinjve për t’u imunizuar.

Më shumë se 824 mijë qytetarë mbi 18 vjeç kanë marrë deri më tani të paktën një dozë vaksine, ndërsa 28.5 për qind e qytetarëve i kanë marrë të dy dozat.

Të ngjashme