Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca u është drejtuar me një mesazh palëve politike në Shqipëri, përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Në një postim në Twitter, Soreca u ka bërë thirrje palëve që të gjejnë konsensus politik, në një kohë kur Shqipëria është shumë afër përmbushjes së kushteve të kërkuara nga Bashkimi Europian.
Postimi i plotë
“Shqipëria vazhdoi të bëjë përparim dhe marsin e kaluar bëri një hap të madh me BE kur vendosi të hapë negociatat e pranimit. Tani Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve të kërkuara. Në këtë moment kritik, të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e konsensusit të domosdoshëm politik, dhe të gjitha institucionet e pavarura duhet të japin rezultatet e nevojshme, për të ndjekur objektivin e përgjithshëm që ata ndajnë. Kjo është ajo që dëshirojnë më shumë se 90% e popullit shqiptar”.