Shqipëria dërgon edhe 60 infermierë në Itali, reagon Di Maio

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Menjëherë sapo një grup prej 60 infermierësh u përcollën nga Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri Ogerta Manastirliu në Rinas drejt Italisë ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio.

“Sot mbërrijnë në Itali 60 infermierë për të mbështetur spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë, që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama për solidaritetin ndaj Italisë”, ka shkruar Di Maio në Twitter.

Ky është grupi i dytë me personel mjekësor që është nisur nga Shqipëria në Itali për të dhënë ndihmën e tyre në luftën ndaj Covid-19.

Grupi i parë ishte i përbëra nga 30 mjekë dhe infermierë./ A2 CNN

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme