Është zhvilluar mbrëmë nata e dytë e Eurovisionit.
Në garë mbrëmë ishin 18 shtete, nga të cilat 10 kanë shkuar në finale.
Në mesin e tyre është edhe Serbia e cila u përzgjodh e fundit për finalen e madhe që do të mbahet të shtunën.
Ana Gjuriq, emri artistik i së cilës është Konstrakta, po e përfaqëson Serbinë me këngën e saj ‘In Corpore Sano’ në konkursin e këngës Eurovision 2022.
Serbia bëri debutimin e saj si një vend i pavarur në vitin 2007 dhe përfundoi duke fituar konkursin. Ata po shpresojnë për një sukses të ngjashëm këtë vit me kantautoren serbe Konstrakta, e cila konsiderohet si mjaft e favorizuar për të fituar.
Kënga e saj madje u pëlqye shumë nga publiku dhe mbrëmë u përcoll me duartrokitje të mëdha.
Ajo ishte e para që performoi në natën e parë gjysmëfinale por u diskualifikua duke mos arritur ta prekë finalen, ndonëse kënga e Ronelës u pëlqye mjaft shumë nga publiku, duke arritur mbi 2 milionë klikime në Youtube për dy ditë.