Shqipëria, destinacion me rëndësi për italianët

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 11:44 | Nga

Shqipëria po synon të shndërrohet destinacion turistik për italianët. Pas disa dekadash izolimi, vendi i vogël ballkanik kishte hyrë në “Rough Guides”, si nga dhjetë destinacionet më atraktive për vitin 2016, shkruan agjencia e lajmeve italiane “ansa.it”.

Kjo ka kapur vëmendjen e operatorëve turistik, me vendpushime të tilla si Vlora e Saranda, dy ture të propozuara nga marka “Francorosso”, përcjell albinfo.ch.

Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi ka thënë se në vitin 2016 ka pasur rritje të madhe të turizmit, me 4.3 milionë turistë, apo 15 % se në vitin 2015. Turizmi është një nga sektorët ndër më të rëndësishëm ekonomikë, me një qarkullim prej 1.5 miliard euro. Rritja e fluksit ka ardhur nga vendet fqinje si Kosova e Maqedonia, por edhe nga Gjermania, Polonia dhe Italia.

Shqipëria nga viti 2014 është një kandidat për anëtarësimin në BE, dhe është dy javë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme