Një tjetër lëkundje është ndjerë në Shqipëri me epiqendër Durrësin.
Lëkundja e fundit, që është ndjerë rreth orës 22:00, ishte me magnitutë 3.2.
Tërmeti ka krijuar panik te qytetarë, shumë prej të cilëve kanë vendosur të qëndrojnë jashtë shtëpive, raportojnë mediet nga Shqipëria.
Ndërkohë edhe lëkundje të tjera më të vogla janë regjistruar nfga Qendra Evropiane e Tërmeteve.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës dy tërmete me magnitudë 5.2 dhe 5.6 kanë goditur Tiranën dhe Durrësin duke lënë rreth 70 të lënduar e shkaktuar dëme materiale.