Shqipëria drejt mposhtjes së Coronavirusit, vetëm 6 raste të reja

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Për të disatën ditë, Shqipëria po shënon ulje të numrit të personave të prekur me koronavirus. Task

Forca e ministrisë së Shëndetësisë në një dalje për mediat bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja, ndërsa bëhet e ditur se Kruja është zona me numrin më të lartë të rasteve aktive në vend.

Nga 6 rastet e reja, 5 janë në Krujë dhe një në Tiranë, duke e çuar numrin e të prekurve në 795.

Një lajm i mirë sipas ministrisë së Shëndetësisë është se 67% e personave të prekur janë shëruar, transmeton Ora News.

Fieri zonë me risk të ulët-Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531.

233 persona aktivë me COVID 19, sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19. Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ky është një tregues i rëndësishëm që evidenton faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.

Të ngjashme