Shqipëria e hapur për bashkëpunim me Izraelin përkundër votës kundër në OKB

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 16:25 | Nga

Edhe pse votoi kundër vendimit të SHBA-së për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, Shqipëria mbetet e hapur për të pasur një bashkëpunim me këtë shtet.

Në të parën vizitë të një Ministri të Mbrojtjes së Shqipërisë në Tel Aviv, Olta Xhaçka, e ka cilësuar Izraelin një aleat të vyer të NATO-s në luftën kundër terrorizmit.

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë shprehu gatishmërinë për një memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

Xhaçka e cilësoi Izraelin si një aleat të vyer të NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë për një memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

Nga ana e tij ministri Liberman vlerësoi rolin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor dhe u shpreh se dy vendet ndajnë të njëjtat vlera si aleatë strategjikë për sigurinë në rajon.

Siguria kibernetike, industria ushtarake, ishin po ashtu disa nga çështjet që u di8skutuan mes Ministrave të Mbrojtjes, të cilët folën dhe për një projekt të afërt për shkëmbimin e modeleve dhe kurrikulave në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak.

Në Jerusalem, Xhaçka zhvilloi takime në Këshillin Kombëtar të Sigurisë si dhe bëri homazhe e vendosi kurorë me lule në Yad Vashem, Memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme