Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në miqësoren e vetme të organizuar gjatë muajit mars.
Kuqezinjtë u mposhtën me rezultat minimal 1 me 0 midis “Elbasan Arenas” ndaj Norvegjisë, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi S. Rosted.
Përkundër shteteve tjera, Shqipëria organizoi vetëm një miqësore në muajin mars. Ndeshjet e radhës për shqipet e Panuccit do të zhvillohen në muajin shtator në “Nations League”./IndeksOnline/