Shqipëria hapë kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE

Prishtinë | 15 Tet 2024 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria hapë kapitujt e parë në procesin e negociatave të anëtarsimit me çfarë nisë zyrtarisht rrugëtimi i shtetit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian(BE).

Në konferencën ndërqeveritare që do mbahet në Luxemburg, do hapet grup-kapitulli i parë që ka të bëjë me sundimin e ligjit.

Shqipërinë në këtë konferencë do e përfaqësojë kryeministri Edi Rama.

Ky grup ka 5 kapituj, që përfshijnë mes tjerash gjyqësorin, drejtësinë, funksionimin e institucioneve demokratike apo reformën e administratës. 

Ky grup-kapitull i referohet të ashtquajturës “themelores” dhe në procesin e negociatave të anëtarësimit hapet i pari dhe përmbyllet i fundit. 

Përparimi në sundimin e ligjit është esencial për secalin vend që negocion anëtarësimin me BE-në.

Mungesa e përparimit mund të çojë në ngecje eventuale të tërë procesit.

Heqja e vetos greke mundësoi që Shqipëria të nisë rrugetimin evropian, por edhe ndarjen nga Maqedonia e Veriut me të cilën ishte ne nje grup. Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë e bllokuar nga ana e Bullgarisë për shkak të çështjeve bilaterale.

Shqipëria është shtet kandidat në BE që nga viti 2019.

Të ngjashme