Shqipëria kërkon përfshirjen e Kosovës në raportin e ardhshëm të OKB-së për dhunën seksuale gjatë luftës

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Besiana Kadare, ka parashtruar një kërkesë me rëndësi të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë debatit për dhunën seksuale në konflikte.

Kadare ka kërkuar nga Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që në raportin e tij të ardhshëm ta përfshijë edhe Kosovën, sepse sipas saj, “Kosova ende është duke e vuajtur trashëgiminë shkatërruese të dhunës seksuale që është përdorur si taktikë dhe armë e luftës, me 20.000 të mbijetuara që ballafaqohen me stigmë dhe diskriminim. Përfshirja do ta theksonte përvojën e vlefshme të Kosovën në përkrahjen e tyre”.

Kadare ka theksuar se “ndalja e padënueshmërisë duhet të jetë prioritet”, duke e potencuar domosdoshmërinë për “zero tolerancë ndaj shfrytëzimit të përdhunimit si mjet të luftës”, njofton Klan Kosova.

“Vendet anëtare të OKB-së duhet ta zhvendosin stigmën prej viktimave drejt autorëve të krimit”.

Fjalimin e Ambasadores Kadare mund ta shikoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

(Seanca është e plotë, kurse fjalimi i Ambasadores Kadare fillon në 29:30).

http://webtv.un.org/search/part-2-women-and-peace-and-security-security-council-8514th-meeting/6029248057001/?term=&lan=english&page=3

Kadare është takuar edhe me ish-Presidenten Atifete Jahjaga, për të cilën ka thënë se “është duke bërë punë të jashtëzakonshme që t’iu japë zë të mbijetuarave të dhunimeve gjatë luftës dhe t’i luftojë paragjykimet me të cilat ballafaqohen. Zgjidhja është tek qasja e përqendruar te të mbijetuarat”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme