Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i Shqipërisë ka bllokuar në doganë 375 kg kafe dhe 21,600 kg qumësht pluhur, pasi ishin jashtë standarteve, bën të ditur Shqiptarja.
Bëhet fjalë për 375 kg të “Kafe Espresso D-CAFFE” që vinte nga Kosova.
Ky produkt është kthyer në vendin e origjinës pasi i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë. Sipas legjislacionit në fuqi, nuk lejohet futja e këtyre produkteve në territorin e Shqipërisë.
Ndërkohë, sa i përket qumështit pluhur i kompanisë “ITAL GEL”, ai është kthyer në vendin e origjinës pasi nuk ishte i licencuar për shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore për konsum human. 21,600 kg qumësht pluhur vinin nga Serbia. /Koha.net