Shqipëria mbështet ShBA-të për operacionin në Siri

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 13:39 | Nga

“Bombardimet amerikane në Siri janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme e administratës amerikane kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Asadit.”

Shqipëria mbështet operacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në një mesazh në profilin e tij zyrtar në Twitter është shprehur se “Bombardimet amerikane në Siri janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme e administratës amerikane kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Asadit.”

Ushtria e SHBA-ve, si reagim ndaj masakrës me armë kimike nga regjimi në rajonin Idlib të Sirisë ka ndërmarrë sot në mëngjes sulme me raketa kundër ushtrisë së Asadit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme