Shqipëria ka ndarë 250 mijë euro për Kroacinë si ndihmë pas tërmetit të fuqishëm të së martës.
Shtatë persona kanë vdekur e shumë të tjerë janë lënduar si pasojë e lëkundjeve të fuqishme në Petrinjë të Kroacisë.
Të mërkurën, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar dekretin për ndarjen e 250 mijë eurove për të ndihmuar rilindjen e qytetit pas tërmetit.
“Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, ka shkruar ai në Twitter.