Hapja e negociatave është objektiv për Shqipërinë gjatë këtij viti.
Ndërsa Rumania mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian nga 1 janari 2019 deri në 30 qershor 2019, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka filluar lobimin me Presidencën rumune për çeljen e negociatave.
Ruçi i ka dërguar një letër Presidentit të Dhomës rumune, Dragnea dhe të Senatit rumun, Tariceanu.
Në letrën e tij Ruçi thekson se, “Shqipëria beson fort te suksesi i Presidencës rumune”, transmeton atsh. “Europa e zgjeruar, Europë më e fortë dhe konvergjente”, shprehet Ruçi.