Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Edoardo Reja, ka publikuar listën e të ftuarve për tri ndeshjet e tetorit.
Më 7 tetor Shqipëria ka parashikuar miqësore me Armeninë, që përkundër trazirave në këtë vend ende nuk ka ndonjë ndryshim nëse do të anulohet kjo ndeshje, transmeton KOHA.
Kurse dy ndeshjet zyrtare Shqipëria i luan në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit dhe Lituanisë.
Që të dy këto ndeshje “Kuqezinjtë” i zhvillojnë në udhëtim.
Më 11 tetor luan ndaj Kazakistanit, kurse më 14 tetor ndaj Lituanisë.
Shqipëria është në grupin e 4 të Ligës C me 3 pikë të grumbulluara pas 2 ndeshjeve.
Skuadra e Rejas fitoi 2 me 0 ndaj Bjelloruisë, kurse pësoi në “Air Albania” ndaj Lituanisë me rezultat prej 1 me 0.