Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Shqipëria ka shpallur persona të padëshirueshëm përfaqësuesit diplomatik të Iranit, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, ka shkruar Cakaj.
Ai ka shtuar se dy përfaqësueseve të Republikës Islamike të Iranit iu është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.