Shqipëria shton forcat dhe mjetet ushtarake në misionin e KFOR-it në Kosovë

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka njoftuar se janë shtuar forcat dhe mjetet ushtarake shqiptare në misionin e KFOR në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se misioni do të përfshijë tashmë mbështetje ajrore për KFOR-in në detyra patrullimi, zbulimi, kërkim-shpëtimi, evakuimi mjekësor, transporti, si edhe në mbështetje të popullsisë gjatë emergjencave civile.

“Helikopteri dhe 17 veta personel shtesë do të dislokohen në Camp Bondsteel, në Ferizaj. Një tjetër hapësirë për të thelluar ndërveprimin e ngushtë me Kosovën”, ka shkruar ai.

Të ngjashme